Arrestohet një 18-vjeçar në Shtime, ishte i dënuar me katër muaj burgim për vjedhje

Një 18-vjeçar A. M. është arrestuar sot rreth orës 09:55 në fshatin Godanc i Epërm në Shtime meqë ishte i dënuar me katër muaj burgim efektiv për vjedhje. “Njësitet policore bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar A. M, 18 vjeç. Ai ishte i dënuar me 4

Arrestohet një 18-vjeçar në Shtime, ishte i dënuar me katër muaj burgim për vjedhje

Një 18-vjeçar A. M. është arrestuar sot rreth orës 09:55 në fshatin Godanc i Epërm në Shtime meqë ishte i dënuar me katër muaj burgim efektiv për vjedhje.

“Njësitet policore bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar A. M, 18 vjeç. Ai ishte i dënuar me 4 muaj burgim efektiv për veprën penale “Vjedhje””, ka njoftuar policia.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.