Arrestohet një 35-vjeçar në Prishtinë, i gjendet armë zjarri në veturë
Njësiti për Reagim të Shpejt të Kryeqytetit ka ndaluar të enjten rreth orës 14:30 një veturë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar, E.S, 35 vjeç, është shoqëruar për në stacionin policor. Në koordinim me prokurorin e shtetit

Njësiti për Reagim të Shpejt të Kryeqytetit ka ndaluar të enjten rreth orës 14:30 një veturë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.
Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar, E.S, 35 vjeç, është shoqëruar për në stacionin policor.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Kosovës ka riafirmuar përkushtimin për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e veprave penale që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.