Arrestohet një person në Prizren, i dënuar me 2 vite e gjysmë burg për fajde
Policia e Kosovës ka realizuar një tjetër urdhër-arrest ndaj një personi të kërkuar nga drejtësia. Njësia e Ndërlidhjes me Gjykatën, pranë Stacionit Policor Prizren-Veri, ka arrestuar të dyshuarin I.M., 49 vjeç, nga fshati Krushë e Vogël, i cili ishte në kërkim aktiv. Ndaj tij ishte lëshuar një vendim i formës së prerë nga Gjykata Themelore

Policia e Kosovës ka realizuar një tjetër urdhër-arrest ndaj një personi të kërkuar nga drejtësia.
Njësia e Ndërlidhjes me Gjykatën, pranë Stacionit Policor Prizren-Veri, ka arrestuar të dyshuarin I.M., 49 vjeç, nga fshati Krushë e Vogël, i cili ishte në kërkim aktiv.
Ndaj tij ishte lëshuar një vendim i formës së prerë nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me 2 vite e gjysmë burgim për veprën penale “Fajde”.
Pas arrestimit, i dënuari është dërguar në institucionin korrektues për të vuajtur dënimin.
Policia e Kosovës thekson përkushtimin e saj në ekzekutimin e urdhërave gjyqësorë dhe në garantimin e sigurisë publike në vend.