Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike dhe me armë në tavolinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Pejës, pasi i njëjti u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet të jenë narkotike dhe me një armë në tavolinë. Fjala është për Luan Gashin, udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës. Arrestimin e tij për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i […]

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Pejës, pasi i njëjti u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet të jenë narkotike dhe me një armë në tavolinë.
Fjala është për Luan Gashin, udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës.
Arrestimin e tij për e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi bëri me dije se Gashi aktualisht është duke u intervistuar. Policia ka bastisur banesën e tij dhe zyrën e punës, ku i është sekuestruar një armë.
“Me autorizimin e prokurorit të shtetit Policia ka bastisur banesën e të dyshuarit dhe njëkohësisht dhe zyrën e tij të punës me ç’rast është sekuestruar një armë dhe i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe për momentin është duke u intervistuar dhe presim që të vlerësoj nga prokurori i shtetit për hapat e mëtutjeshëm”, ka deklaruar Nikçi.