Arrihet armëpushimi/ Pas 5 ditësh luftime, Kamboxhia dhe Tajlanda ndalojnë sulmet
Pas 5 ditësh luftimesh të ashpra në kufirin mes tyre, Tajlanda dhe Kamboxhia ranë dakord këtë të hënë për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte, armëpushim ky që pritet të hyjë në fuqi këtë mesnatë. Marrëveshja u arrit gjatë një takimi të nivelit të lartë të zhvilluar në Malajzi, nën ndërmjetësimin e kryeministrit malajzian [...]Read More...

Pas 5 ditësh luftimesh të ashpra në kufirin mes tyre, Tajlanda dhe Kamboxhia ranë dakord këtë të hënë për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte, armëpushim ky që pritet të hyjë në fuqi këtë mesnatë. Marrëveshja u arrit gjatë një takimi të nivelit të lartë të zhvilluar në Malajzi, nën ndërmjetësimin e kryeministrit malajzian Anwar Ibrahim, në cilësinë e tij si kryesues i Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore.
Kryeministri i Kamboxhias, Hun Manet, dhe kryeministri në detyrë i Tajlandës, Phumtham Wechayachai, e përshëndetën marrëveshjen si një hap vendimtar drejt qetësimit të situatës, duke theksuar rëndësinë e dialogut për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme. Udheheqesit mbajten duart e bashkuara me njeri tjetrin per te treguar Unitet se bashku me Kryeministrin e Malajzise.
Luftimet e ashpra filluan më 24 korrik, pas shperthimit te nje mine që plagosi 5 ushtarë tajlandezë dhe ndezi një tjetër valë dhune në një zonë të diskutueshme kufitare. Gjatë pesë ditëve të luftimeve, janë përdorur armë të rënda, përfshirë edhe sulme ajrore nga pala tajlandeze, duke shkaktuar të paktën 35 viktima dhe zhvendosjen e mbi 300 mijë civilëve në të dyja anët e kufirit.
Në procesin e ndërmjetësimit kanë qenë të përfshira gjithashtu Shtetet e Bashkuara, Kina dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara. Presidenti amerikan Donald Trump luajti një rol të rëndësishëm në shtyrjen e palëve drejt një marrëveshjeje, duke kërcënuar me ndërprerjen e bisedimeve tregtare nëse luftimet vazhdonin.
Të dyja palët kanë rënë dakord të rifillojnë komunikimin e drejtpërdrejtë dhe të angazhohen në dialog diplomatik për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale që qëndrojnë në themel të konfliktit.
/ abcnews.al