Arsenali zhvillon bisedime fillestare me Atleticon për Julian Alvarez

Arsenali zhvillon bisedime fillestare me Atleticon për Julian Alvarez

Julian Alvarez është një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian. Tani, Arsenali, një tjetër klub i rëndësishëm, i është bashkuar radhëve të palëve të interesuara.

Argjentinasi nuk ka mungesë pretenduesish. Sulmuesi i Atletico Madrid është lidhur me një kalim te Barcelona për muaj të tërë dhe konsiderohet objektivi numër një i transferimeve të klubit katalanas.

Por tani edhe Arsenali është futur në garë dhe, me sa duket, është serioz për 25-vjeçarin. Sipas ESPN, “Topçinjtë” ia kanë vënë syrin argjentinasit, ndërsa Talksport raporton se janë zhvilluar edhe bisedime fillestare.

Nënshkrimi i fituesit të Kupës së Botës 2022 nuk do të jetë aspak i lehtë; Talksport spekulon për një çmim prej 100 milionë eurosh.

Atletico Madrid i ka të gjitha kartat në dorë: klubi e nënshkroi sulmuesin vetëm në verën e vitit 2024 për 75 milionë euro dhe i ofroi një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030.

Dy faktorë e bëjnë transferimin e Alvarez veçanërisht tërheqës për Arsenalin. Së pari, drejtori sportiv Andrea Berta, i cili ishte te Atlético deri në mars të vitit 2025, e njeh sulmuesin nga koha e tyre e përbashkët në kryeqytetin spanjoll dhe ishte pjesërisht përgjegjës për nënshkrimin e tij.

Së dyti, golashënuesi është tashmë i njohur me Ligën Premier nga periudha e tij te Manchester City.

Arsenali e kishte Alvarezin në radar edhe verën e kaluar, por në fund nënshkroi me Viktor Gyokeres nga Sporting Lisbona.

27-vjeçari ende nuk e ka gjetur formën e tij me “Topçinjtë” (pesë gola në Ligën Premier ). Dy sulmuesit e tjerë në skuadrën e klubit nga Londra Veriore, Gabriel Jesus dhe Kai Havertz janë duke vuajtur nga lëndime të shumta dhe nuk po arrijnë të kenë vazhdimësi. /Telegrafi