Arsyet shëndetësore përse keni gjithmonë vapë
Shumë persona vuajnë ndjesinë e vapës së tepërt edhe në rastin kur koha nuk është e ngrohtë.Por sado e çuditshme të duket, ndjesia e nxehtësisë së tepërt është një pasojë e një problemi shëndetësor e jo një tekë e momentit. Cilat Janë Shkaqet E Vapës Së Vazhdueshme Hipertiroidizmi Sipas të dhënave të AgroWeb.org, problemet me […]
![Arsyet shëndetësore përse keni gjithmonë vapë](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2024/06/freskia-vapa1562504761.webp)
Shumë persona vuajnë ndjesinë e vapës së tepërt edhe në rastin kur koha nuk është e ngrohtë.Por sado e çuditshme të duket, ndjesia e nxehtësisë së tepërt është një pasojë e një problemi shëndetësor e jo një tekë e momentit.
Marketing Cilat Janë Shkaqet E Vapës Së Vazhdueshme HipertiroidizmiSipas të dhënave të problemet me tiroiden, sidomos prodhimi i tepërt i hormoneve përshpejton ritmin energjik të trupit, gjë që shkakton nxehtësi të tepërt e të vazhdueshme.
MenopauzaFundi i ciklit menstrual që ndodh rreth moshës 50 vjeçare u ‘dhuron’ femrave ethe të nxehta krejt të papritura.
Temperatura e trupit rritet shpejt dhe shkakton djersitje të tepërt, marramendje dhe rrahje të çrregullta të zemrës.
TemperaturaTemperatura normale e trupit është 37 gradë. Nëse ajo rritet më tepër, trupi vuan nga temperatura.
Temperatura zakonisht rritet kur trupi po përpiqet të luftojë viruse ose baktere.
KafeinaKafeina largon përgjumjen e mëngjesit por edhe rrit temperaturën e trupit.
Nëse merrni më shumë kafeinë, tensioni i gjakut rritet bashkë me aciditetin në stomak dhe nivelin e sheqerit në gjak.
Ushqimet PikanteUshqimet pikante rrisin temperaturën e brendshme të trupit dhe ju bëjnë të djersini.
Nuk ka asnjë arsye për shqetësim, gjithmonë nëse nuk e teproni me ushqimet pikante.
Aktiviteti fizikGjatë aktivitetit fizik, trupi djeg shumë energji por prodhon po aq nxehtësi.
Qarkullimi i gjakut bëhet më i shpeshtë nën lëkurë dhe trupi përpiqet të ulë temperaturën nëpërmjet djersës.
DiabetiEnët e gjakut të njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 1 dhe 2 nuk zgjerohen siç duhet gjë që e bën të vështirë qarkullimin e gjakut në lëkurë me qëllim freskimin e trupit.
MoshaMe kalimin e moshës, sistemi i brendshëm freskues i trupit nuk funksionon siç duhet.
Zemrës i nevojitet të pompojë më shumë gjak në sipërfaqe, por me kalimin e moshës zemra nuk është më aq e fortë.
Sëmundjet KardiovaskulareSëmundjet kardiovaskulare nënkuptojnë një zemër më të dobët e cila has vështirësi në shpërndarjen e gjakut në të gjithë trupin.
Ky i fundit është gjithmonë i nxehtë, gjë që nxis atakun në zemër.
Mungesa E UjitNëse nuk hidratoheni siç duhet, trupi nuk do të djersisë dhe nuk do të arrijë të freskohet.
ju rekomandon që të pini ujë të ftohtë sa herë që ndieni se keni shumë vapë.
MbipeshaMbipesha e bën më të vështirë punën e organizmit për t’u vetëftohur.
Për këtë arsye rekomandohet që të bini nga pesha në mënyrë të shëndetshme./