Artan Abrashi publikon listën e kandidatëve nga LVV për Kuvendin komunal në Prizren
Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Levizja Vetëvendosje,Artan Abrashi,ka publikuar listen e kandidatëve për asambleist në kuvendin komunal të Prizerenit. Abrashi në rrjetin e tij social në Facebook ,tha se 45 burra e gra të asaj liste janë të gatshëm të punojnë për një Prizren që funksionon 365 ditë në vit. “45 gra

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Levizja Vetëvendosje,Artan Abrashi,ka publikuar listen e kandidatëve për asambleist në kuvendin komunal të Prizerenit.
Abrashi në rrjetin e tij social në Facebook ,tha se 45 burra e gra të asaj liste janë të gatshëm të punojnë për një Prizren që funksionon 365 ditë në vit.
“45 gra e burra të ndershëm, të përkushtuar, me zemër e mendje për komunën tonë. Zëri i çdo lagjeje dhe çdo fshati”,tha Arbrashi në Facebook.
Tutje,ai theksoi faktin se bartëse e listës së LVV-së në Prizren është një grua.
“Të vetmit ku bartësja e listës është një grua, si dëshmi e qartë për vlerat tona: përfaqësim, barazi dhe besim në aftësinë e grave për të udhëhequr.”,shkroi ai.