Artan Hoxha: Alma Kaçi më mori në telefon, më pyeti për videon e Gjicit

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se Alma Kaçi, e cila ishte pjesë e videos erotike në zyrën e ish-kryetarit të Kukësit, Safet Gjici, e ka telefonuar pas bërjes publike të videos dhe e ka pyetur se ku e ka gjetur regjistrimin. I ftuar në “Të Pakspozuarit”, Hoxha deklaroi se protagonistja në skandalin e Gjicit kishte […] The post Artan Hoxha: Alma Kaçi më mori në telefon, më pyeti për videon e Gjicit appeared first on Newsbomb Albania.

Artan Hoxha: Alma Kaçi më mori në telefon, më pyeti për videon e Gjicit

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se Alma Kaçi, e cila ishte pjesë e videos erotike në zyrën e ish-kryetarit të Kukësit, Safet Gjici, e ka telefonuar pas bërjes publike të videos dhe e ka pyetur se ku e ka gjetur regjistrimin.

I ftuar në “Të Pakspozuarit”, Hoxha deklaroi se protagonistja në skandalin e Gjicit kishte nisur hulumtimin për të gjetur se kush e kishte shpërndarë videon, ku më pas ka pyetur gazetarin se nga kishte rrjedhur informacioni.

Ai shtoi se bisedën me Kaçin e ka regjistruar.

“Më merr një moment kjo zonja, sepse më kërkonte me insistim. Në momentin që i hap telefonin, e nis bisedën, e di që kjo bisedë po regjistrohet. I them stop një minutë, mora telefonin tjetër dhe e ndeza ta regjistroj.

Sigurisht e kam regjistruar atë bisedë. Ajo donte të gjente nga e kam gjetur unë regjistrimin. Ajo kishte filluar hulumtimin tjetër. Ajo donte të gjente nga ka rrjedhur informacioni. Dalja e filmimit të plotë prishi skemën e shantazhit të mundshëm.

Në rastin konkret ka patur një marrëveshje. Uroj që agjensitë e zbatimit të ligjit ta thonë se kush është paguar dhe cfarë ka marrë”, u shpreh Artan Hoxha.

The post Artan Hoxha: Alma Kaçi më mori në telefon, më pyeti për videon e Gjicit appeared first on Newsbomb Albania.