Policia e RMV-së e arrestoi një 23 vjeçar pasi e ka shantazhuar një vajzë duke i kërkuar qindra euro

Një djalë 23 vjeçar nga Shkupi është arrestuar nën dyshimet se ka kërcënuar një vajzë 20 vjeçare, e cila e ka paraqitur rastin në polici. Policia e ka konfiskuar telefonin e të dyshuarit, transmeton Portalb.mk. “Punonjësit e policisë pranë SPB Shkup, në koordinim me PTHP-në në Shkup, në territorin e Hasanbegut në Shkup, e ka […]

Policia e RMV-së e arrestoi një 23 vjeçar pasi e ka shantazhuar një vajzë duke i kërkuar qindra euro

Një djalë 23 vjeçar nga Shkupi është arrestuar nën dyshimet se ka kërcënuar një vajzë 20 vjeçare, e cila e ka paraqitur rastin në polici. Policia e ka konfiskuar telefonin e të dyshuarit, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit e policisë pranë SPB Shkup, në koordinim me PTHP-në në Shkup, në territorin e Hasanbegut në Shkup, e ka arrestuar 23 vjeçarin A.O. për shkak kryerjes së veprës penale “shtantazh”, në bazë të nenit 259 nga Kodi Penal”, sqaroi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Viktima 20 vjeçare e kishte paraqitur rastin në Polici, duke sqaruar që personi ka shtantazhuar duke kërkuar 300 euro që mos të publikohen fotografi dhe video me përmbajtje komprometuese. Ajo ka theksuar që disa ditë më parë ajo i kishte dhënë atij 150 euro, ndërsa shantazhet nuk kishin mbaruar.