Artisti nga Kosova, Ramë Dardania, në panel diskutimi në Cyrih

Artisti nga Kosova, Ramë Dardania, në panel diskutimi në Cyrih

Më 4 gusht 2026, në orën 17:00, në ambientet e Pop-Up Store, ShopVille Zürich (Level -2, Zürich Main Station), do të mbahet një panel diskutimi me artistin shqiptar nga Kosova Ramë Dardania dhe kuratoren Ursula Wolf, në kuadër të projektit “Satellites of Art – For art with impact”.

Biseda do të fokusohet në rolin e artit bashkëkohor si mjet dialogu, reflektimi dhe ndërtimi të urave mes kulturave, shkruan albinfo.ch. Artistët do të ndajnë përvojat e tyre krijuese, do të diskutojnë mbi procesin artistik dhe ndikimin që arti mund të ketë në shoqëri, veçanërisht në promovimin e mirëkuptimit ndërkulturor.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të ekspozitës “Kronkorken × Interkulturelle Kommunikation”, e cila është e hapur për publikun nga 4 deri më 13 gusht 2026 në ShopVille Zürich.

Projekti mbështetet nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Migracionin (SEM), në kuadër të Programit Federal të Integrimit 2025–2027.

Organizatorët ftojnë artdashësit, përfaqësuesit e institucioneve kulturore dhe publikun e gjerë të marrin pjesë në këtë diskutim të hapur, i cili premton të sjellë një këndvështrim frymëzues mbi fuqinë e artit për të ndërtuar dialog dhe për të afruar komunitetet.

The post Artisti nga Kosova, Ramë Dardania, në panel diskutimi në Cyrih appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.