As në ëndrrat më të çmendura: Milan sjell përforcimin surprizë
AC Milan ka finalizuar një transferim surprizë në orët e fundit të merkatos së verës, duke sjellë në “San Siro” mbrojtësin e ri gjerman, David Odogu. 19-vjeçari vjen nga Wolfsburg dhe u zyrtarizua vetëm pak orë para mbylljes së afatit kalimtar. Transferimi i Odogu-t erdhi papritur, pasi deri në ditën e fundit emri i tij […]

AC Milan ka finalizuar një transferim surprizë në orët e fundit të merkatos së verës, duke sjellë në “San Siro” mbrojtësin e ri gjerman, David Odogu. 19-vjeçari vjen nga Wolfsburg dhe u zyrtarizua vetëm pak orë para mbylljes së afatit kalimtar.
Transferimi i Odogu-t erdhi papritur, pasi deri në ditën e fundit emri i tij nuk ishte përmendur në media si objektiv i Milanit. Klubi italian kishte qenë në ndjekje të Joe Gomez nga Liverpool, por pasi marrëveshja me anglezët nuk u arrit, drejtuesit kuqezi vepruan shpejt për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të talentuar gjerman, përcjell ORAinfo.
Pas prezantimit, Milani publikoi një pjesë nga intervista e parë e lojtarit për “Milan TV”, ku Odogu nuk i fshehu emocionet e tij.
“Dje gjithçka ndodhi kaq shpejt, ishte e pabesueshme. Ende nuk mund ta kuptoj plotësisht se çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit. Kaq shumë gjëra kanë ndodhur, është një ndjenjë e pabesueshme. Jam shumë mirënjohës që jam këtu dhe jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi,” – tha Odogu për Milan TV.
Odogu shihet si një investim për të ardhmen, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë minuta edhe në skuadrën e parë, veçanërisht në një sezon ku Milani do të jetë i angazhuar në disa fronte. /ORAinfo/