Asnjëra, as tjetra! Arbana dhe Luana nuk do të prezantojnë Festivalin e 64-të të Këngës në RTSH – surprizë me emra të rinj

Të gjithë prisnin një rikthim të bujshëm të Arbanës apo ndoshta debutimin e Luanës në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, por duket se këtë vit, surpriza do të jetë e dyfishtë. Burime pranë organizatorëve kanë konfirmuar se as Arbana Osmani, as Luana Vjollca nuk do të jenë pjesë e prezantimit të edicionit të […]

Asnjëra, as tjetra! Arbana dhe Luana nuk do të prezantojnë Festivalin e 64-të të Këngës në RTSH – surprizë me emra të rinj

Të gjithë prisnin një rikthim të bujshëm të Arbanës apo ndoshta debutimin e Luanës në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, por duket se këtë vit, surpriza do të jetë e dyfishtë. Burime pranë organizatorëve kanë konfirmuar se as Arbana Osmani, as Luana Vjollca nuk do të jenë pjesë e prezantimit të edicionit të 64-të.

Në vend të tyre, drejtuesit e festivalit kanë zgjedhur të sjellin një format më modern dhe me energji të reja, duke i besuar skenën prezantuesve të rinj. Emrat e tyre ende nuk janë bërë publikë, por mësohet se bëhet fjalë për figura të reja të ekranit shqiptar, të cilët pritet të sjellin një frymë ndryshe, larg klisheve dhe skenarëve të parashikueshëm.

Ky vendim i RTSH-së shihet si një hap i guximshëm për të rinovuar imazhin e Festivalit, i cili këtë vit synon të jetë më i freskët, më modern dhe më afër audiencës së re. Pritet që prezantuesit të zbulohen së shpejti, ndërsa emocionet për edicionin e ri veçse sa po rriten.
Kush do të jenë tre imazhet e reja?
Publiku tashmë ka filluar të hedhë hipotezat e para, por RTSH po i mban detajet ende të fshehta. Një gjë është e sigurt: Festivali i 64-të premton surpriza!