Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
Mbrëmë, në qytetin Traiskirchen të Austrisë u zhvillua promovimi i romanit autobiografik KREUZTANNE nga Fate Velaj. Në ngjarje morën pjesë Zëvendëskancelari dhe ministri i Kulturës Andreas Babler, shumë ambasadorë, si dhe dashamirës të letërsisë. Romani tregon historinë e një djali nga Vlora, Shqipëri, i cili pas rënies së komunizmit nis një jetë të re në […] The post Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj appeared first on Albinfo.

Mbrëmë, në qytetin Traiskirchen të Austrisë u zhvillua promovimi i romanit autobiografik KREUZTANNE nga Fate Velaj. Në ngjarje morën pjesë Zëvendëskancelari dhe ministri i Kulturës Andreas Babler, shumë ambasadorë, si dhe dashamirës të letërsisë.
Romani tregon historinë e një djali nga Vlora, Shqipëri, i cili pas rënies së komunizmit nis një jetë të re në Austri. Fillimisht si larës enësh dhe punëtor fabrike, ai më pas shfaq talentin e tij artistik dhe arrin të bëhet një krijues i njohur, duke përballuar sfida të mëdha dhe duke e kthyer dhimbjen në forcë personale.
Zëvendëskancelari Babler vlerësoi rëndësinë e veprës, duke theksuar se krijimtaria e Velajt ndihmon në ndërtimin e urave kulturore midis Austrisë dhe Shqipërisë dhe kontribuon në mirëkuptimin evropian.
Lexoni po ashtu:
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë
The post Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj appeared first on Albinfo.