Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë

Duke pasur parasysh sfidat demografike dhe rritjen e moshës së daljes në pension, Dhoma e Punës (AK) dhe Federata e Sindikatave Austriake (ÖGB) kanë propozuar një paketë masash për të inkurajuar punësimin e personave mbi 60 vjeç. Elementi kryesor i planit është një sistem bonusi/malusi që do të shpërblejë kompanitë që punësojnë të moshuar dhe […] The post Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë appeared first on Albinfo.

Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë

Duke pasur parasysh sfidat demografike dhe rritjen e moshës së daljes në pension, Dhoma e Punës (AK) dhe Federata e Sindikatave Austriake (ÖGB) kanë propozuar një paketë masash për të inkurajuar punësimin e personave mbi 60 vjeç. Elementi kryesor i planit është një sistem bonusi/malusi që do të shpërblejë kompanitë që punësojnë të moshuar dhe do të penalizojë ato që nuk e bëjnë këtë, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.

Sipas AK dhe ÖGB, vetëm rreth 5% e personave në moshën 60-64 vjeç janë aktualisht pjesë e fuqisë punëtore, me dallime të mëdha mes industrive dhe bizneseve. Përveç sistemit të bonus-malus, përfaqësuesit kërkojnë monitorim transparent të kuotave të punëtorëve të moshuar, subvencione të synuara, dhe masa ligjore për parandalimin e sëmundjeve profesionale.

Ata kërkojnë gjithashtu përmirësime në shërbimet e rehabilitimit dhe marrëveshje zbatueshme për punë të përshtatshme për moshën.

Partia e Gjelbër i ka dhënë mbështetje kësaj iniciative, ndërsa përfaqësues të koalicionit NEOS dhe ÖVP kanë kritikuar propozimet, duke paralajmëruar kosto shtesë dhe “ndëshkime” për kompanitë, transmeton albinfo.ch.

The post Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë appeared first on Albinfo.