Autobusë nga Maqedonia me mbështetës të Vuçiqit, ndalesë masive për të urinuar buzë autostradës! (VIDEO)

Autobusë nga Maqedonia me mbështetës të Vuçiqit, ndalesë masive për të urinuar buzë autostradës! (VIDEO)

Një video e autobusëve me targa të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se transportonin mbështetës të presidentit serb Aleksandar Vuçiq drejt Nishit, ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale.

Në pamjet filmike shihen autobusë të ndaluar pranë autostradës, ndërsa disa prej udhëtarëve ndalen për të urinuar, përcjell portali Skopje.mk.

Mediat serbe raportuan për tubimin dhe mbërritjen e një numri të madh autobusësh me mbështetës.

Portali „Rešetka“ raportoi se mes autobusëve kishte edhe automjete nga Maqedonia. Ndërkohë, në platformën X u shpërnda një video e një autobusi me targa të Maqedonisë, e publikuar me mbishkrimin: „Po vijnë ‘nishlinjtë’ nga Maqedonia“.

Në video shihen autobusët, por edhe udhëtarë që ndalojnë pranë autostradës për të urinuar. Gruaja që komenton pamjet reagon me fjalën: „Turp!“.
Videoja shkaktoi reagime në rrjetet sociale dhe po lidhet me udhëtimin e organizuar të mbështetësve nga Maqedonia drejt Nishit.

Videon kliko KËTU

 

 


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.