“Autori në arrati”, policia reagon zyrtarisht për vrasjen në Nikël

“Autori në arrati”, policia reagon zyrtarisht për vrasjen në Nikël

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vrion të Niklës.

Sipas Policisë Eduart Afmataj ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta Artur Cangun. Ndërkohë, autori ende nuk është arrestuar, pasi është arratisur pasi kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.