Autorja shqiptare që jeton në Kanada, promovoi librin e saj në Kosovë

Autorja nga diaspora Shkëndije Ibishi Shala ka paralajmëruar promovimin e librit të saj “Flaka ndriçon për Atdheun”, përcjell albinfo.ch. Me 14 korrik 2025 pikërisht në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ajo cekë “Kur një artist hyn në epokën e kreativitetit të tij, mjafton një fjali, një koment apo një figurë për të ndezur frymëzimin […] The post Autorja shqiptare që jeton në Kanada, promovoi librin e saj në Kosovë appeared first on Albinfo.

Autorja shqiptare që jeton në Kanada, promovoi librin e saj në Kosovë

Autorja nga diaspora Shkëndije Ibishi Shala ka paralajmëruar promovimin e librit të saj “Flaka ndriçon për Atdheun”, përcjell albinfo.ch.

Me 14 korrik 2025 pikërisht në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ajo cekë “Kur një artist hyn në epokën e kreativitetit të tij, mjafton një fjali, një koment apo një figurë për të ndezur frymëzimin për një vepër të re. Pikërisht kështu ka lindur libri “Flaka ndriçon për Atdheun”.

Ajo fton anëtarë të komunitetit shqiptar në Kanada t’i bashkohen në këtë ngjarje të veçantë që përfshin tregime frymëzuese, aktivitete ngjyrosjeje për fëmijë, si dhe diskutime domethënëse mbi librin dhe mesazhet e tij.

Në “Flaka ndriçon për Atdheun”, autorja na çon në një rrugëtim të bukur dhe plot emocion, ku përshkruan mënyrën se si ajo i arrin qëllimet e saj dhe si ne mund të përvetësojmë vlerat, madhështinë dhe virtytet e heronjve e heroinave shqiptare.

Shkëndije Ibishi Shala është a aktiviste shqiptare që jeton dhe vepron në Kanada, dhe autore e disa librave për fëmijë që janë botuar viteve të fundit në gjuhën angleze dhe shqipe.

The post Autorja shqiptare që jeton në Kanada, promovoi librin e saj në Kosovë appeared first on Albinfo.