Avdulla Mazreku, talenti i ri i futbollit në Zvicër

Mësohet se një fëmijë tjetër me prindër shqiptarë që kanë emigruar në Rorschach të kantonit të St. Gallen të Zvicrës po spikat si një talent i ri futbolli në shtetin helvetik, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për Avdulla Mazreku (185 cm/71 kg) i datëlindjes 3 qershor 2008. Thuhet se prindërit e tij janë nga Malisheva e […] The post Avdulla Mazreku, talenti i ri i futbollit në Zvicër appeared first on Albinfo.

Avdulla Mazreku, talenti i ri i futbollit në Zvicër

Mësohet se një fëmijë tjetër me prindër shqiptarë që kanë emigruar në Rorschach të kantonit të St. Gallen të Zvicrës po spikat si një talent i ri futbolli në shtetin helvetik, përcjell albinfo.ch.

Bëhet fjalë për Avdulla Mazreku (185 cm/71 kg) i datëlindjes 3 qershor 2008.

Thuhet se prindërit e tij janë nga Malisheva e Republikës së Kosovës. 16-vjeçari po luan me ekipet e moshave të skuadrës SC Bruhl të St. Gallen.

Ai është i pozicionuar në mesfushë, duke luajtur në tri pozita: 6, 8 dhe 10.

Mazreku ka nisur të luajë futboll që në moshën 5-vjeçare, ndërsa pasioninin për topin e futbollit e ka nga axha i tij, Krenar Mazreku.

Ai ka marrë pjesë në disa turne me skuadrën e tij.

Mazerku në moshën 12-vjeçare ishte finalist me ekipin U13, kurse në vitet e tjera ishte i zgjedhur lojtari dhe pasues më i mirë në çdo ndeshje. Në moshën 15-vjeçare ishte vrapuesi më i mirë me 13 km të vrapuara.

Ndonëse Mazreku është i ri, dëshirat e tij janë që kur të rritet të luajë me kombëtaren e Kosovës ose të Shqipërisë.

Nga klubet e huaja, ai një ditë ëndërron të luajë për Real Madridin, ndërsa nga futbollistët e kalibrit botëror e admiron yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

 

The post Avdulla Mazreku, talenti i ri i futbollit në Zvicër appeared first on Albinfo.