Uji është përsëri i pijshëm edhe në Dragash

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët e Dragashit se uji është i pijshëm. “Ju informojmë se uji është përsëri i pijshëm. Pas një pune intensive nga ekipet tona dhe përpjekjeve të palodhshme deri në orët e mëngjesit, cilësia e ujit është rikthyer në normalitet dhe është i sigurt për konsumim”, thuhet në […]

Uji është përsëri i pijshëm edhe në Dragash

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët e Dragashit se uji është i pijshëm.

“Ju informojmë se uji është përsëri i pijshëm. Pas një pune intensive nga ekipet tona dhe përpjekjeve të palodhshme deri në orët e mëngjesit, cilësia e ujit është rikthyer në normalitet dhe është i sigurt për konsumim”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie, transmeton Telegrafi.

Ditë më parë vërshimet në lokalitetet e ndryshme në Dragash kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke ndikuar edhe në cilësinë e ujit të pijes.