Avdullah Hoti reagon pas takimit Kurti-Abdixhiku – Ja çka thotë

Avdullah Hoti reagon pas takimit Kurti-Abdixhiku – Ja çka thotë

Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shkruas pas takimit Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për çështjen e presidentit.

Hoti shkroi se tashmë situata politike në vend është krejtësisht në terren jokushtetues.

Pas numërimit të shkeljeve kushtetuese dhe ligjore nga Kurti, Hoti tha se “vetëm dikush që kundër vetë ekzistencës së shtetit të Kosovës e katandis rendin kushtetues në këtë gjendje kaosi dhe jokushtetutshmërie.”

Postimi i plotë:

I gjithë procesi i themelimit të institucioneve që duhet të dalin nga zgjedhjet parlamentare është në terren jokushtetues.

1. Kuvendi nuk është themeluar brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i zgjedhjeve. Kurdo që konstituohet, ai mund të kontestohet.

2. Funksionimi i Qeverisë në detyrë është jokushtetues pasi Kryeministri në detyrë dhe disa ministra janë betuar si deputetë, dhe sipas ligjit nuk kanë të drejtë të ushtrojnë funksione në qeveri. Vendimet e kësaj qeverie janë qartësisht të kontestueshme. Për këtë ka një aktgjykim të Gjykatës Supreme.

3. Nga betimi si deputete, ish Kryetarja e Kuvendit nuk mund të ushtrojë detyrën e Presidentes. Ajo nuk është më Kryetare e Kuvendit, pasi ajo legjislaturë është mbyllur me dhënien e betimit të 120 deputetëve të ri.

Shkaktari është Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë. Vetëm dikush që kundër vetë ekzistencës së shtetit të Kosovës e katandis rendin kushtetues në këtë gjendje kaosi dhe jokushtetutshmërie.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.