Avdullahu dhe Hoxha krenarë që përfaqësojnë Kosovën

Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha: Zemrën në fushë për Kosovën The post Avdullahu dhe Hoxha krenarë që përfaqësojnë Kosovën appeared first on Albinfo.

Avdullahu dhe Hoxha krenarë që përfaqësojnë Kosovën

Kombëtarja e Kosovës ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Botëror, që do të zhvillohen këtë muaj. Dardanët do të përballen me Zvicrën më 5 shtator dhe më 8 shtator do të presin Suedinë në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Dy prurjet e reja të Kosovës, Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha, shprehen krenarinë për të përfaqësuar vendin e tyre. Në një video të publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, të dy theksuan përkushtimin dhe emocionet e tyre.

“Unë jam Leon Avdullahu, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Zemra më ka thënë të përfaqësoj vendin tim, Kosovën. Për vendin tim, zemrën në fushë e lë. Forca Kosova!”, deklaroi Avdullahu.

Ndërsa Hoxha shtoi: “Unë jam Veldin Hoxha, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Është nder të përfaqësoj vendin tim Kosovën. Forca Kosova!”

Përfshirja e dy lojtarëve të rinj thekson strategjinë e Kombëtares për të integruar talentet e reja dhe për të forcuar skuadrën për sfidat ndërkombëtare që vijnë. /Albinfo.ch

The post Avdullahu dhe Hoxha krenarë që përfaqësojnë Kosovën appeared first on Albinfo.