Avdullahu mund të debutojë ndaj Zvicrës

“Dardanët” më 5 shtator luajnë ndaj Zvicrës në Bazel, kurse më 8 shtator kundër Suedisë në Prishtinë The post Avdullahu mund të debutojë ndaj Zvicrës appeared first on Albinfo.

Avdullahu mund të debutojë ndaj Zvicrës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se mesfushori Leon Avdullahu, do të jetë pjesë e grumbullimit për ndeshjet e shtatorit.

Kosova i luan dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

“Dardanët” më 5 shtator luajnë ndaj Zvicrës në Bazel, kurse më 8 shtator kundër Suedisë në Prishtinë, transmeton albinfo.ch.

“Leoni do të jetë në këtë grumbullim”, ka thënë shkurt Ademi.

Ademi të hënën mbrëma njoftoi se mesfushori 21-vjeçar i Hoffenheimit, ka vendosur të luajë për Kosovën.

Vendimi i Avdullahut ka bërë bujë në Zvicër. Ai ka luajtur në grupmoshat e reja të Zvicrës.

The post Avdullahu mund të debutojë ndaj Zvicrës appeared first on Albinfo.