Baden bëhet nikoqir i koncertit festiv shqiptar për Ditën e Flamurit

Baden bëhet nikoqir i koncertit festiv shqiptar për Ditën e Flamurit

Komuniteti shqiptar në Baden të Austrisë do të mblidhet më 14 nëntor 2026 në koncertin festiv të organizuar nga Shoqëria Kulturore Artistike “17 Shkurti”, në shenjë kremtimi të Ditës së Flamurit, shkruan albinfo.at.

Ngjarja do të mbahet në sallën Halle B, në adresën Waltersdorferstrasse 40, 2500 Baden, duke filluar nga ora 16:30. Mysafir special i mbrëmjes do të jetë këngëtari Ismet Balaj, ndërsa programi do të sjellë atmosferë festive me pjesëmarrjen e artistëve dhe grupeve të valleve shqiptare.

Mbrëmja do të moderohet nga Dorentina Nuredini dhe Edona Durmishi, ndërsa udhëheqës artistik është Hamdi Hyseni. Në program do të marrë pjesë edhe Arben Bunjaku.

Organizatorët ftojnë bashkatdhetarët dhe të gjithë dashamirët e kulturës shqiptare që të bëhen pjesë e kësaj feste, e cila synon të ruajë traditat, të promovojë kulturën kombëtare dhe të bashkojë komunitetin shqiptar në diasporë.

Hyrja është falas.

Për informata të mëtejshme, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrat: 0664 444 0765, 0676 483 8270 dhe 0699 103 6328./Albinfo.at

The post Baden bëhet nikoqir i koncertit festiv shqiptar për Ditën e Flamurit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.