Bajrami: Dimali është pasqyrë e vlerësimit që Kurti ka për mbështetësit e Vetëvendosjes
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj emërimit të Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit dhe dorëheqjes së Liburn Aliut nga posti i ministrit të Infrastrukturës. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami iu drejtua mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke u kujtuar se përgjegjës për këto vendime është kryeministri Albin Kurti.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj emërimit të Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit dhe dorëheqjes së Liburn Aliut nga posti i ministrit të Infrastrukturës.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami iu drejtua mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke u kujtuar se përgjegjës për këto vendime është kryeministri Albin Kurti.
“Veç dua t’ua kujtoj të gjithë mbështetësve të LVV-së që s’janë të kënaqur me Dimal Bashën, se Albin Kurti e ka vlerësu se ai ju përfaqëson juve denjësisht, pra Dimali është vlerësimi që Albini ka për ju”, shkroi Bajrami.
Ajo shtoi se Kurti për më shumë se katër vjet e ka mbrojtur Liburn Aliun, të cilin sot disa përkrahës të Vetëvendosjes po e kritikojnë.
“Gjithashtu dua t’ju kujtoj mbështetësve të LVV-së, që sot po e quajnë të korruptuar dhe dështak Liburn Aliun: se Liburni ka qenë ministër i Albin Kurtit për katër vjet e gjysmë, me buxhetin më të madh në vend, dhe korrupsionin e dështimet e Liburnit i ka mbrojtë Albin Kurti deri më sot”, tha ajo.
Bajrami u bëri thirrje qytetarëve që të mendojnë me arsye dhe të përdorin votën për të ndëshkuar politikanët që, sipas saj, kanë dështuar.
“Pra, mendoni racionalisht, se kemi zgjedhje lokale dhe nacionale. Qytetarët mund ta çojnë në pension me votë politikanin e korruptuar, të dështuar dhe nënçmues”, theksoi deputetja e LDK-së.