Duda Balje mbetet e prerë: Nuk do ta votojë presidentin

Duda Balje mbetet e prerë: Nuk do ta votojë presidentin

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se qëndrimi i saj lidhur me votën për presidentin nuk ka ndryshuar.

Ajo sqaroi se deri tani nuk ka zhvilluar takim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se mes tyre nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Do ta shohim se si do të zhvillohet sot. Për president është problem. Në këtë moment nuk e shoh se si do të dalim nga kjo krizë”, deklaroi Balje para mediave.

Ajo shtoi: “Unë deri më tani nuk kam pasur asnjë takim me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kemi pasur asnjë marrëveshje dhe derisa është kështu, unë nuk e shoh të arsyeshme ta jap votën time… nuk e besoj se kanë nevojë për votën time”.

The post Duda Balje mbetet e prerë: Nuk do ta votojë presidentin appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.