Barcelona gati të paguajë klauzën për Nico Williams – Laporta “thumbon” Athletic Bilbaon
Barcelona duket se po e çon në një tjetër nivel interesimin për yllin e Athletic Bilbaos, Nico Williams. Sipas gazetës katalanase “Sport”, klubi është gati të paguajë klauzën e lirimit të lojtarit javën e ardhshme, duke shpresuar ta mbyllë sa më shpejt transferimin e shumëpërfolur. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar për zhvillimet e […]

Barcelona duket se po e çon në një tjetër nivel interesimin për yllin e Athletic Bilbaos, Nico Williams.
Sipas gazetës katalanase “Sport”, klubi është gati të paguajë klauzën e lirimit të lojtarit javën e ardhshme, duke shpresuar ta mbyllë sa më shpejt transferimin e shumëpërfolur.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar për zhvillimet e fundit, duke kritikuar qëndrimin e klubit bask:
> “Pse duhet që Athletic Bilbao të flasë me La Liga për ne?! Çdo klub duhet të merret me punët e veta”, tha Laporta, duke dhënë një mesazh të qartë për rivalët, transmeton ORAinfo.
Nico Williams ka qenë një nga emrat më të përfolur në merkaton verore, pas paraqitjeve mbresëlënëse me klubin dhe me kombëtaren spanjolle. Klauza e lirimit e tij raportohet të jetë rreth 58 milionë euro.
Nëse marrëveshja finalizohet, do të ishte një tjetër goditje e madhe e Barcelonës në merkato, teksa trajneri Hansi Flick kërkon të forcojë skuadrën për sezonin e ri. /ORAinfo/