Barcelona nis ‘ofanzivën’ për të nënshkruar me xhevahirin brazilian 17 vjeçar Zé Lucas

Skuadra katalanase Barcelona është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e një prej talenteve më premtues të Brazilit, Zé Lucas, 17-vjeçar i ekipit Sport Recife, raporton “Marca”, raporton ORAinfo. Zé Lucas ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane për shkak të performancave mbresëlënëse me ekipin e parë të Recife, pavarësisht moshës së re. […]

Barcelona nis ‘ofanzivën’ për të nënshkruar me xhevahirin brazilian 17 vjeçar Zé Lucas

Skuadra katalanase Barcelona është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e një prej talenteve më premtues të Brazilit, Zé Lucas, 17-vjeçar i ekipit Sport Recife, raporton “Marca”, raporton ORAinfo.

Zé Lucas ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane për shkak të performancave mbresëlënëse me ekipin e parë të Recife, pavarësisht moshës së re.

Ai është i njohur për shpejtësinë, teknikën e shkëlqyer dhe aftësinë për të lexuar lojën në mënyrë inteligjente.

Burime pranë klubit spanjoll bëjnë të ditur se marrëveshja është shumë afër finalizimit, me Barcelonën që synon ta përfshijë menjëherë në akademinë e saj prestigjioze “La Masia”, si pjesë e planit të saj për të rindërtuar të ardhmen me talente të rinj. /ORAinfo/