Muriqi mund të transferohet në Barcelonë për 15 milion euro

Muriqi mund të transferohet në Barcelonë për 15 milion euro

Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi, po kalon sezonin më të suksesshëm të karrierës së tij me ekipin e Mallorcës, duke u shndërruar në një nga golashënuesit më të spikatur në La Liga me 21 gola.

Forma e tij e shkëlqyer ka tërhequr vëmendjen e klubit të Barcelonës, i cili aktualisht po kërkon alternativa efektive dhe ekonomike për përforcimin e repartit ofensiv.

Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas e sheh Muriqin si një profil ndryshe nga sulmuesit aktualë, duke e përshkruar atë si një lojtar të fortë fizikisht, dominues në ajër dhe shumë të rrezikshëm brenda zonës.

Për më tepër, përvoja e tij në La Liga e bën atë një opsion të sigurt për t’u përshtatur menjëherë në skuadër. Operacioni për transferimin e tij konsiderohet financiarisht i realizueshëm, pasi kartoni i tij mund të kushtojë rreth 15 milion euro, një shifër e përballueshme për Barcelonën në kushtet aktuale ekonomike.

Nëse ky transferim realizohet, Muriqi mund të bëjë hapin më të madh të karrierës së tij, duke kaluar në një nga klubet më të mëdha në Evropë.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today. Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday. Faleminderit për mirëkuptimin.