Basha i VV-së: Me miqtë duhet të bashkëpunojmë ditë e natë, por sanksionet janë të padrejta

Basha: Me miqtë duhet të bashkëpunojmë ditë e natë, por sanksionet janë të padrejta. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka komentuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës lidhur me zhvillimet në veri të vendit. Basha ka deklaruar se me miqtë duhet të bashkëpunohet ditë e natë, por se sanksionet janë të […]

Basha i VV-së: Me miqtë duhet të bashkëpunojmë ditë e natë, por sanksionet janë të padrejta

Basha: Me miqtë duhet të bashkëpunojmë ditë e natë, por sanksionet janë të padrejta.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka komentuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës lidhur me zhvillimet në veri të vendit.

Basha ka deklaruar se me miqtë duhet të bashkëpunohet ditë e natë, por se sanksionet janë të padrejta.

“Me miqtë duhet me bashkëpunu ditë e natë. Na po pajtojmë qëtu që është e padrejtë çka është bë, që janë vu se sanksione ndaj Kosovës. Është e padrejtë. Të gjithë konstatojmë se është e padrejtë se na as nuk e kemi sulmuar KFOR-in…sanksionet janë të padrejta”, ka thënë Basha në Klan Kosova.

Basha ka thënë se një kryeministër i vendit në disa raste duhet të vendos vet për vendime shtetërore.

“Pse po mendoni se të gjitha kërkesat, çka të thotë dikush t’i duhesh me ba. Ti je kryeministër, ti duhet të vlerësosh vet nganjëherë. Përndryshe cila është arsyeja që kanë dalë për të votuar 800 mijë veta në Kosovë.”, ka deklaruar Basha.