Bashkatdhetarët po vijnë në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare
Gjatë këtij muaj, bashkatdhetarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Megjithatë, deri me tani nuk janë krijuar kolona të shumta në pikë-kalimet kufitare të vendit, përcjell albinfo.ch. Referuar Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuara sot në orën 09:00, pritjet në të gjitha vendkalimet me Kosovën nuk janë më shumë se deri në […] The post Bashkatdhetarët po vijnë në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare appeared first on Albinfo.

Gjatë këtij muaj, bashkatdhetarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Megjithatë, deri me tani nuk janë krijuar kolona të shumta në pikë-kalimet kufitare të vendit, përcjell albinfo.ch.
Referuar Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuara sot në orën 09:00, pritjet në të gjitha vendkalimet me Kosovën nuk janë më shumë se deri në 5 minuta.
Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për të hyrë brenda Kosovës janë 3-5 minuta, po ashtu edhe për të dalë jashtë vendit nga kjo pikë, pritjet janë 3-5 minuta.
Gjendje e njëjtë është edhe tek pika tjetër kufitare, Dheu i Bardhë.
The post Bashkatdhetarët po vijnë në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare appeared first on Albinfo.