“Bashkë për revolucionin teknologjik”, Trump: Arritëm marrëveshje më shumë se 350 miliardë dollarë
“SHBA-të janë thellësisht mirënjohës për mikpritjen tuaj në këtë vend të mrekullueshëm. Jemi shumë falënderues për mikpritjen që na u bë ditën e djeshme, nga familja mbretërore. Nuk do e harrojmë kurrë. Marrëdhëniet tona janë më të mira që mund të kenë dy vendet. Kemi pasur marrëdhënie mes yjeve tanë që janë rritur në tokën [...]Read More...

“SHBA-të janë thellësisht mirënjohës për mikpritjen tuaj në këtë vend të mrekullueshëm. Jemi shumë falënderues për mikpritjen që na u bë ditën e djeshme, nga familja mbretërore. Nuk do e harrojmë kurrë. Marrëdhëniet tona janë më të mira që mund të kenë dy vendet. Kemi pasur marrëdhënie mes yjeve tanë që janë rritur në tokën tuaj, jemi të lumtur për këtë marrëdhënie. Kjo është arsyeja se përse Britani e madhe ishte vendi i parë që arritëm një marrëveshje tregtare. Sapo kemi nënshkruar një marrëveshje historike, për atë që do të jetë një revolucion teknologjik që do të dominojë vendin. Bëhet fjalë për më shumë se 350 milionë dollarë për këtë marrëveshje. Kemi parë që gjatë muajve të fundit kemi shkuar lart e më lart. Ata kanë bërë të paktën një trilion në gjithë mandatin e tyre, kurse ne kemi arritur që të bëjmë 18 trilion në 8 muaj. Ky është rekord. Mezi po presim që të dëgjojmë lajme të dëgjuara. Dua të falënderoj Britaninë që vendosi të shpenzojë 5% buxhetit të brendshëm bruto për NATO-n. Kemi mbyllur 7 luftëra”, tha Presidenti Trump.
Lajmi në përditësim…