Bashkëpunim dhe unitet mes shoqatave shqiptare në Zvicër

Vazhdon forcimi i bashkëpunimit mes shoqatave të Luginës në Zvicër The post Bashkëpunim dhe unitet mes shoqatave shqiptare në Zvicër appeared first on Albinfo.

Bashkëpunim dhe unitet mes shoqatave shqiptare në Zvicër

Më datë 30 gusht 2025, në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Zvicër, Sekretari i Parë, z. Valon Gashi, priti në takim Kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (LSHPMBZ), përcjell albinfo.ch.

Gjatë takimit u diskutua puna tre mujore e Kryesisë së re, projektet për periudhën 2025–2026, si dhe përfshirja zyrtare e Shoqatës “Bushtrani” nga Presheva në këtë Lidhje. Marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesit e Shoqatës, z. Alit Aziri dhe z. Abdullah Esati, dhe nga Kryetari i LSHPMBZ, z. Tefik Selmani.

Në takim morën pjesë edhe anëtarët e Kryesisë, z. Ardian Asllani, z. Fadil Selmani, z. Adnan Imeri dhe z. Besnik Avdiji, ndërsa përfaqësuesit e Asociacionit Qytetarë Bujanoci në Zvicër, z. Memet Qazimi dhe z. Lulzim Abazi, shprehën gatishmërinë për të intensifikuar kontributin e tyre.

Sekretari i Parë, z. Gashi, vlerësoi angazhimin e shoqatave dhe theksoi se Ambasada do të vazhdojë të mbështesë nismat që forcojnë unitetin dhe përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Zvicër. /Albinfo.ch

The post Bashkëpunim dhe unitet mes shoqatave shqiptare në Zvicër appeared first on Albinfo.