Basket, SHBA fitore dhe rekord/ Ekipi amerikan i vajzave mund Panamanë me shifrat 131-12
Skuadra e basketbollit të femrave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi një rekord të ri botëror në këtë sport, me fitoren ndaj Panamasë në çerekfinalen e Kampionatit Botëror. Vajzat amerikane triumfuan me shifrat 131 me 12, duke thyer rekordin e mëparshëm botëror që e mbanin vetë. Diferenca prej 119 pikësh ishte më e madhe [...]Read More...

Skuadra e basketbollit të femrave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi një rekord të ri botëror në këtë sport, me fitoren ndaj Panamasë në çerekfinalen e Kampionatit Botëror.
Vajzat amerikane triumfuan me shifrat 131 me 12, duke thyer rekordin e mëparshëm botëror që e mbanin vetë.
Diferenca prej 119 pikësh ishte më e madhe sesa diferenca prej 111 pikësh në fitoren ndaj Republikës Domenikane në vitin 2009.
Skuadra amerikane, kampione e botës në fuqi, e nisi shumë fort ndeshjen duke arritur avantazhin 44-0 dhe nuk patën asnjë problem për të fituar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë favoriti për të fituar titullin në Botërorin që po zhvillohet në Gjermani.
/abcnews.al/