Bastisjet federale të imigracionit në LA, përleshen policia amerikane dhe protestuesit

Policia amerikane dhe protestuesit u përleshën në qendër të Los Angeles pas bastisjeve federale të imigracionit në të gjithë qytetin, ku thuhet se pas konfliktit dhjetëra njerëz u arrestuan. Një zëdhënës i Hetimit të Sigurisë Kombëtare i tha Los Angeles Times se agjentët federalë po ekzekutonin urdhra kërkimi në lidhje me strehimin e njerëzve që

Bastisjet federale të imigracionit në LA, përleshen policia amerikane dhe protestuesit

Policia amerikane dhe protestuesit u përleshën në qendër të Los Angeles pas bastisjeve federale të imigracionit në të gjithë qytetin, ku thuhet se pas konfliktit dhjetëra njerëz u arrestuan.

Një zëdhënës i Hetimit të Sigurisë Kombëtare i tha Los Angeles Times se agjentët federalë po ekzekutonin urdhra kërkimi në lidhje me strehimin e njerëzve që rrinë në mënyrë ilegale në SHBA.

Forcat e sigurisë u rreshtuan duke mbajtur shkopinj dhe pushkë gazi lotsjellës pasi autoritetet urdhëruan turmat të shpërndaheshin. Të premten, pamjet ajrore treguan oficerë të armatosur të imigracionit duke përdorur furgonë pa shenja dalluese për të ndaluar shumë njerëz ndërsa turmat mblidheshin.

Një zëdhënës i policisë së Los Angeles tha se policia në vendin e protestës kishte shpallur një tubim të paligjshëm, që do të thotë se ata që nuk u larguan nga zona i nënshtroheshin arrestimit.