Bavari: Nxënësit e diasporës sjellin kulturën shqiptare në Festën e Kulturës në Landshut
Kultura shqiptare në skenë: Nxënësit e LAPSh Bavari magjepsin në Landshut The post Bavari: Nxënësit e diasporës sjellin kulturën shqiptare në Festën e Kulturës në Landshut appeared first on Albinfo.

Shkolla Shqipe në Bavari (LAPSh) ka prezantuar me krenari kulturën dhe traditat shqiptare në Festën e Kulturës të mbajtur në Landshut. Nën udhëheqjen e mësueses Buqe Arifaj, nxënësit sollën në skenë këngë dhe valle tradicionale, duke u pritur me duartrokitje dhe entuziazëm nga të pranishmit, transmeton albinfo.de.
Ky aktivitet shënon një tjetër shembull të përkushtimit të diasporës shqiptare në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor, duke i bërë fëmijët pjesë aktive të trashëgimisë sonë kombëtare.
Pjesëmarrja në Festën e Kulturës u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për të prezantuar kulturën shqiptare përpara publikut gjerman dhe komuniteteve të tjera ndërkombëtare.
Organizatorët dhe prindërit falënderuan nxënësit për energjinë dhe përkushtimin e tyre, si dhe mësuesen Buqe Arifaj për punën e palodhur në kultivimin e gjuhës dhe traditës shqiptare. /Albinfo.de
The post Bavari: Nxënësit e diasporës sjellin kulturën shqiptare në Festën e Kulturës në Landshut appeared first on Albinfo.