BBC: Planet e Netanyahut për të marrë kontrollin e Gazës dhe skenari për t’i dhënë fund luftës

Deklaratat e fundit të kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu për të pushtuar plotësisht Gazën ka shkaktuar reagime të ashpra nga ndërkombëtarët. Edhe pse fillimisht u kundërshtua edhe nga shefi i Ushtrisë izraelit për një pushtim të plotë të Gazës, Netanyahu duket i vendosur në objektivat e tij. BBC në një artikull të fundit analizon planet e [...]Read More...

BBC: Planet e Netanyahut për të marrë kontrollin e Gazës dhe skenari për t’i dhënë fund luftës

Deklaratat e fundit të kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu për të pushtuar plotësisht Gazën ka shkaktuar reagime të ashpra nga ndërkombëtarët. Edhe pse fillimisht u kundërshtua edhe nga shefi i Ushtrisë izraelit për një pushtim të plotë të Gazës, Netanyahu duket i vendosur në objektivat e tij.

BBC në një artikull të fundit analizon planet e Netanyahut për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës dhe ‘pesë parimet për t’i dhënë fund luftës’ duke renditur disa pika kryesore ku mund të fokusohet lideri izraelit sipas deklaratave të dhëna.

Pas një takimi të kabinetit të sigurisë së Izraelit që zgjati disa orë në Jerusalem, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dha një tjetër një deklaratë duke miratuar një plan për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, shkruan BBC.

Kabineti i sigurisë i miratoi planet me shumicë votash dhe përfshiu “pesë parime për t’i dhënë fund luftës”, thuhet në deklaratë.

Më tej deklarata vijon: “IDF do të përgatitet të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, ndërkohë që do të ofrojë ndihmë humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimit”, duke detajuar “parimet e mëposhtme për përfundimin e luftës”:

Çarmatimi i Hamasit Kthimi i të gjithë pengjeve – të gjallë dhe të vdekur Demilitarizimi i Rripit të Gazës Kontrolli i sigurisë izraelite mbi Rripin e Gazës Ekzistenca e një qeverie alternative civile që nuk është Hamasi ose Autoriteti Palestinez

“Shumica absolute e ministrave të kabinetit besonin se plani alternativ i paraqitur kabinetit nuk do të arrinte humbjen e Hamasit ose kthimin e të rrëmbyerve”, thuhet në përfundim të deklaratës, shkruan BBC.

/abcnews.al/