BE: Diplomacia është e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën në Lindjen e Mesme
Situata në Lindjen e Mesme ishte në qendër të videokonferencës së jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian. Ministrat e BE bënë thirrje palëve që të tregohen të përmbajtur. “Ministrat u bënë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjin ndërkombëtar, të tregojnë përmbajtje”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme Kaia Kallas. Kallas tha se e [...]Read More...

Situata në Lindjen e Mesme ishte në qendër të videokonferencës së jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.
Ministrat e BE bënë thirrje palëve që të tregohen të përmbajtur.
“Ministrat u bënë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjin ndërkombëtar, të tregojnë përmbajtje”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme Kaia Kallas.
Kallas tha se e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën në rajon është përmes diplomacisë dhe theksoi se është e rëndësishme të shmangen veprimet që “mund të dalin jashtë kontrollit”. Ajo foli gjithashtu për programin bërthamor të Iranit, duke deklaruar qëndrimin e BE-së.
“Nuk mund të jemi të butë kur Irani përshpejton programin e tij bërthamor”, tha ajo.
Kallas iu referua bisedës telefonike që pati me homologun e saj iranian, duke thënë se ata ranë dakord për rëndësinë e një zgjidhjeje përmes kanaleve diplomatike dhe rolin që Evropa mund të luajë.
Ministrat e BE-së diskutuan gjithashtu veprime konkrete që BE po ndërmerr në këtë krizë, të tilla si aktivizimi i mekanizmave të mbrojtjes civile për qytetarët e shteteve anëtare që dëshirojnë të largohen nga rajoni.