BE diskuton paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë dhe çështjen e anëtarësimit të Ukrainës
Ambasadorët e Bashkimit Europian janë mbledhur sërish për të diskutuar paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, të propozuar nga Komisioni Europian. Kjo paketë synon të rrisë presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin, pas refuzimit të tij për një armëpushim në Ukrainë. Burime diplomatike bëjnë të ditur se tashmë nuk shtrohet pyetja nëse sanksionet do [...]Read More...

Ambasadorët e Bashkimit Europian janë mbledhur sërish për të diskutuar paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, të propozuar nga Komisioni Europian. Kjo paketë synon të rrisë presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin, pas refuzimit të tij për një armëpushim në Ukrainë.
Burime diplomatike bëjnë të ditur se tashmë nuk shtrohet pyetja nëse sanksionet do të miratohen, por kur do të ndodhë kjo. Diskutimet po përqendrohen rreth mundësisë që marrëveshja të arrihet deri të hënën, për t’u miratuar zyrtarisht në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme, ose nëse do të duhet të pritet deri të enjten tjetër, kur do të mblidhet Këshilli Europian me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve anëtare.
Një tjetër temë që po fiton peshë përpara këtij samiti është procesi i anëtarësimit të Ukrainës në BE. Hungaria vazhdon të mbajë qëndrim kundërshtues dhe të vendosë veto ndaj hapjes së kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim, duke komplikuar përparimin e këtij procesi. / abcnews.al