BE-ja i gëzohet ratifikimit të marrëveshjeve në Kuvend për Planin e Rritjes
Zyra e BE-së në Kosovë ka mirëpritur ratifikimin e sotëm të marrëveshjeve të ndërlidhura me Planin e Rritjes të BE-së në Kuvendin e Kosovës. “Kjo i hap rrugën Kosovës të përfitojë nga 882 milionë eurot në grante dhe hua të favorshme, të destinuara për zbatimin e reformave që e çojnë vendin përpara në rrugën e


Zyra e BE-së në Kosovë ka mirëpritur ratifikimin e sotëm të marrëveshjeve të ndërlidhura me Planin e Rritjes të BE-së në Kuvendin e Kosovës.
“Kjo i hap rrugën Kosovës të përfitojë nga 882 milionë eurot në grante dhe hua të favorshme, të destinuara për zbatimin e reformave që e çojnë vendin përpara në rrugën e integrimit evropian”, u tha në reagimin e Zyrës së BE-së.
Kuvendi i Kosovës, në një seancë të së premtes, miratoi marrëveshjet e ndërlidhura me Planin e Rritjes të BE-së.


