BE premton tre miliardë euro ndihmë për Jordaninë, shkak situata në rajon

Bashkimi Evropian ka premtuar një paketë ndihme financiare dhe investimesh për Jordaninë në vlerë prej tre miliardë eurosh për shkak të sfidave në Lindjen e Mesme, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Reuters. Grupi militant palestinez Hamas përfundoi kohët e fundit një armëpushim me Izraelin dhe rreth gjysmë milioni palestinezë të [...]Read More...

BE premton tre miliardë euro ndihmë për Jordaninë, shkak situata në rajon

Bashkimi Evropian ka premtuar një paketë ndihme financiare dhe investimesh për Jordaninë në vlerë prej tre miliardë eurosh për shkak të sfidave në Lindjen e Mesme, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Reuters.

Grupi militant palestinez Hamas përfundoi kohët e fundit një armëpushim me Izraelin dhe rreth gjysmë milioni palestinezë të zhvendosur u kthyen në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Presidenti amerikan Donald Trump propozoi që palestinezët nga Gaza të zhvendosen në Jordani dhe Egjipt, gjë që të dyja vendet e refuzuan./abcnews.al