BE shpall ‘strategjinë e magazinimit’ për t’u përgatitur për luftë

Bashkimi Europian njoftoi të mërkurën planin e tij të parë ndonjëherë për të krijuar rezerva të mallrave jetike si ushqimi, uji, karburanti dhe ilaçet, në rast krizash, mes frikës së një lufte të mundshme me Rusinë. Strategjia e re e magazinimit nga Brukseli vjen në një kohë kur NATO paralajmëron se Rusia, e cila aktualisht […] The post BE shpall ‘strategjinë e magazinimit’ për t’u përgatitur për luftë appeared first on Albinfo.

BE shpall ‘strategjinë e magazinimit’ për t’u përgatitur për luftë

Bashkimi Europian njoftoi të mërkurën planin e tij të parë ndonjëherë për të krijuar rezerva të mallrave jetike si ushqimi, uji, karburanti dhe ilaçet, në rast krizash, mes frikës së një lufte të mundshme me Rusinë.

Strategjia e re e magazinimit nga Brukseli vjen në një kohë kur NATO paralajmëron se Rusia, e cila aktualisht po lufton kundër fqinjit të BE-së, Ukrainës, mund të jetë gati të sulmojë aleancën brenda pesë viteve të ardhshme.

Blloku me 27 vende ka nisur një fushatë të gjerë gatishmërie për të forcuar mbrojtjen dhe për t’u siguruar se do të jetë në gjendje të mbrohet deri në vitin 2030.

“Qëllimi është shumë i thjeshtë: të sigurohemi që furnizimet jetike që mbajnë gjallë shoqëritë tona, veçanërisht ato që shpëtojnë jetë, të jenë gjithmonë të disponueshme,” deklaroi Komisionerja e Menaxhimit të Krizave në BE, Hadja Lahbib.

“Sa më shumë të përgatitemi, aq më pak do të panikojmë.”

Plani synon të garantojë vazhdimësinë e mallrave kyçe gjatë krizave të ndryshme si ndërprerjet e mëdha të energjisë, fatkeqësitë natyrore, konfliktet apo pandemitë, transmeton albinfo.ch.

Ai përfshin krijimin e një rrjeti mes vendeve për të koordinuar më mirë rezervat, identifikimin e boshllëqeve dhe forcimin e magazinave në nivel BE-je.

Sipas Lahbib, niveli i gatishmërisë ndaj krizave ndryshon shumë nga një vend i BE-së te tjetri. Për shembull, Finlanda, që ndan një kufi të gjatë me Rusinë, ka vite që përgatitet për çdo konflikt të mundshëm. Ndërkohë vende si Spanja i japin përparësi gatishmërisë ndaj zjarreve.

“Sigurisht, nëse ke një kufi 1,000 kilometra me Rusinë, do të ndihesh i kërcënuar nga lufta. Por është normale që në Spanjë të ndihen më të rrezikuar nga zjarret,” tha ajo.

Pavarësisht shkakut të krizës, luftë apo fatkeqësi natyrore, ndikimi tek qytetarët, si ndërprerja e energjisë, është i njëjtë.

“Prandaj duhet të magazinojmë rezerva në të gjithë Bashkimin Europian,” shtoi Lahbib.

Në mars, BE u bëri thirrje familjeve që të kenë gjithmonë gati një kit mbijetese për tre ditë, që përfshin ujë, ushqime dhe pishtarë, për raste emergjencash.

The post BE shpall ‘strategjinë e magazinimit’ për t’u përgatitur për luftë appeared first on Albinfo.