Befason Barcelona, hidhet në aksion për transferimin e lojtarit të Liverpoolit qe ishte dështim total mbrëmë!
Është thuajse e sigurt që Barcelona do të nënshkruajë me një mbrojtës të ri qendre verën e ardhshme, duke pasur parasysh se ata kanë vetëm katër opsione pas largimit të Inigo Martinez drejt klubit arab Al-Nassr në Superligën e Arabisë. Nuk ka plane për të marrë një zëvendësues tani për shkak të vështirësive financiare të […]

Është thuajse e sigurt që Barcelona do të nënshkruajë me një mbrojtës të ri qendre verën e ardhshme, duke pasur parasysh se ata kanë vetëm katër opsione pas largimit të Inigo Martinez drejt klubit arab Al-Nassr në Superligën e Arabisë.
Nuk ka plane për të marrë një zëvendësues tani për shkak të vështirësive financiare të klubit, që do të thotë se tregu i lojtarëve të lirë do të jetë përsëri në fokus
Një numër mbrojtësish qendre janë përfolur për transferim te Barcelona në javët e fundit, por një nga emrat më të befasishëm është Ibrahima Konate.
Mbrojtësi i Liverpoolit ndodhet në 12 muajt e fundit të kontratës së tij në Anfield dhe deri tani nuk ka treguar dëshirë për rinovim, që do të thotë se ai do të jetë i lirë për tu transferuar falas verën tjetër.
Real Madrid janë shumë të interesuar për Konaten dhe po konsiderojnë një lëvizje për ta marrë atë si lojtar të lirë, megjithatë mund të përshpejtojnë planet dhe ta sjellin transferimin që këtë verë. Sidoqoftë, Barcelona janë gjithashtu gati të hyjnë në garë.
Sipas raporteve të Sempre Barca, Barcelona janë shumë të interesuar për nënshkrimin e Konates dhe tashmë kanë zhvilluar biseda paraprake me rrethin e afërt të lojtarit.
Po ashtu është zbuluar se lojtari i Liverpool do të mirëpriste një transferim në “Spotify Camp Nou”, ku do të luftonte për një vend titullari përkrah emrave si Pau Cubarsi dhe Ronald Araujo.