Befason PSG, synon transferimin e Artetas në Paris

PSG-ja nis bisedimet me Artetan Spanjolli Mikel Arteta mund të bëhet trajner i ri i Paris Saint-Germainit. PSG-ja ka zhvilluar bisedime fillestare me trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta. Kështu të paktën kanë raportuar mediume të ndryshme franceze. Skuadra nga Parisi është në kërkim të një trajneri të ri pasi shkarkoi Christophe Galtierin në fund të […]

Befason PSG, synon transferimin e Artetas në Paris

PSG-ja nis bisedimet me Artetan

Spanjolli Mikel Arteta mund të bëhet trajner i ri i Paris Saint-Germainit.

PSG-ja ka zhvilluar bisedime fillestare me trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta. Kështu të paktën kanë raportuar mediume të ndryshme franceze.

Skuadra nga Parisi është në kërkim të një trajneri të ri pasi shkarkoi Christophe Galtierin në fund të edicionit.

Bisedimet me Artetan mësohet se kanë nisur pas dështimit të negociatave me ish-trajnerin e Bayern Muenchenit, Julian Nagelsmann. Arteta me Arsenalin ka kontratë deri në fund të edicionit të ardhshëm.

Arsenali nën drejtimin e spanjollit në edicionin 2022/2023 përfundoi në vendin e dytë, pas Manchester Cityt.