Sveçla paralajmëron burgosjen e presidentit serb nëse hyn në Kosovë pa leje

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, e ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nëse hyn në territorin e Kosovës, pa lejen e autoriteteve, do përfundojë në burg. Deklarata e tij lidhet me raportimet se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mund të vijë në Kosovë, e si rrjedhojë në veri u vendosën […] The post Sveçla paralajmëron burgosjen e presidentit serb nëse hyn në Kosovë pa leje appeared first on Albinfo.

Sveçla paralajmëron burgosjen e presidentit serb nëse hyn në Kosovë pa leje

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, e ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nëse hyn në territorin e Kosovës, pa lejen e autoriteteve, do përfundojë në burg.

Deklarata e tij lidhet me raportimet se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mund të vijë në Kosovë, e si rrjedhojë në veri u vendosën posterë me fotografitë e tij duke e quajtur atë ‘’Komandant suprem’’.

”I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.

 

The post Sveçla paralajmëron burgosjen e presidentit serb nëse hyn në Kosovë pa leje appeared first on Albinfo.