Begaj takohet me ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe disa ambasadorë të vendeve të BE, zbulohet arsyeja e takimeve

Begaj takohet me ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe disa ambasadorë të vendeve të BE, zbulohet arsyeja e takimeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt.

Takimi zhvillohet në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta të njëpasnjëshme, të shoqëruara me përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit.

Kreu i shtetit zhvillon takime periodike me përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë. Gjatë ditëve të fundit, Begaj është takuar edhe me ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas informacioneve paraprake, situata e krijuar në vend gjatë ditëve të fundit nga protestat ka qenë një prej temave të diskutimit.

The post Begaj takohet me ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe disa ambasadorë të vendeve të BE, zbulohet arsyeja e takimeve appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.