Lara Gut-Behrami i jep fund karrierës
Më në fund, kjo është zyrtare: Lara Gut-Behrami i ka vënë një vijë karrierës së saj të suksesshme. 35-vjeçarja nga Ticino nuk do të kthehet në Kupën e Botës, siç i shpjegoi mediave RSI dhe Blue.
Gut-Behrami, bashkëshortj e ish futbollistit të Kombëtares së Zvicrës, Valon Behramit, kishte deklaruar vitin e kaluar se sezoni 2025/26 do të ishte i fundit për të. Lojërat Olimpike në Milano dhe Cortina ishin menduar të ishin kulmi i fundit i madh i karrierës së saj, transmeton albinfo.ch. Pastaj erdhi aksidenti në stërvitje pas garës së parë të sezonit, në të cilin ajo pësoi lëndime të rënda në gju nëntorin e kaluar.
Pas kësaj, ajo la të hapur mundësinë e shtyrjes së daljes në pension. Pjesëmarrja në Kampionatin Botëror 2027 në Crans-Montana u diskutua. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë.
Gut-Behrami kishte njoftuar vitin e kaluar se sezoni 2025/26 do të ishte i fundit për të. Në dhjetor 2007, Lara Gut-Behrami bëri debutimin e saj në Kupën e Botës dhe pak më vonë, ajo arriti në podium në garën e saj të parë të zbritjes, në Kupën e Botës në St. Moritz. Ishte fillimi i një karriere jashtëzakonisht të suksesshme.
Gut-Behrami fitoi 48 gara në Kupën e Botës, u bë dy herë kampione e përgjithshme e Kupës së Botës (2015/16 dhe 2023/24) dhe siguroi shtatë globe kristali (gjashtë në Super-G, një në Slalom Giant), përcjell albinfo.ch. Pas disa zhgënjimeve, ajo festoi gjithashtu suksese të mëdha në Kampionatin Botëror.
Në vitin 2021, ajo u bë Kampione Bote si në Super-G ashtu edhe në Slalom të madh në Cortina d’Ampezzo, dhe një vit më vonë, ajo triumfoi përsëri në Super-G në Lojërat Olimpike në Pekin.
Gurt Behrami gjithashtu fitoi katër medalje argjendi olimpike, tri medalje bronzi olimpike dhe dy medalje bronzi të Kampionatit Botëror. Kjo e bën Gut-Behramin jo vetëm një nga skiatoret më të suksesshme në Zvicër, por edhe në botë.
35-vjeçarja tani po i jep fund karrierës së saj. Kështu, gara e saj e fundit në Kupën e Botës po mbetet slalomi i madh në hapjen e sezonit në Sölden në tetor 2025. Gut-Behrami përfundoi e treta në atë garë.
The post Lara Gut-Behrami i jep fund karrierës appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.