Belgjika dëshiron të njohë Palestinën

Në muajt e fundit, disa vende, përfshirë Francën, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, kanë njoftuar se do ta njohin zyrtarisht Palestinën The post Belgjika dëshiron të njohë Palestinën appeared first on Albinfo.

Belgjika dëshiron të njohë Palestinën

Belgjika dëshiron të njohë zyrtarisht një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku do të shpallë këtë vendim.

Ministri i Jashtëm belg, Maxime Prévot, ka shkruar peër këtë në rrjetin X. Ai me këtë rast ka shtuar gjithashtu se duhet të vendosen sanksione të ashpra ndaj qeverisë izraelite.

Belgjika po ashtu është duke mbështetur sanksionet e BE-së kundër Izraelit dhe është e përkushtuar për rindërtimin e territoreve palestineze.

Në muajt e fundit, disa vende, përfshirë Francën, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, kanë njoftuar ose kanë treguar se do ta njohin zyrtarisht një shtet palestinez.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së fillon më 9 shtator.

The post Belgjika dëshiron të njohë Palestinën appeared first on Albinfo.