Bellaqa: Kosova nuk qëndron shumë keq me tarifat e SHBA-ve
Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, ka komentuar tarifën doganore të SHBA-ve, duke thënë se Kosova qëndron mirë nëse krahasohet me vendet e tjera dhe ndonëse tarifat do të kenë një ndikim të vogël për Kosovën, është më e rëndësishme të shikohet mundësia për të forcuar marrëdhëniet ekonomike me SHBA-në. Ai gjithashtu theksoi se ky

Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, ka komentuar tarifën doganore të SHBA-ve, duke thënë se Kosova qëndron mirë nëse krahasohet me vendet e tjera dhe ndonëse tarifat do të kenë një ndikim të vogël për Kosovën, është më e rëndësishme të shikohet mundësia për të forcuar marrëdhëniet ekonomike me SHBA-në.
Ai gjithashtu theksoi se ky vendim është pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të mbrojtur industrinë e saj të brendshme dhe për të stimuluar rritjen ekonomike.
‘’Aplikimi tarifave tregtare prej 10% në çdo eksport për SHBA, arsyeja që është aplikuar është se Amerika do t’i mbroje produktet e brendshme dhe ta stimuloje ekonominë brenda shtetit, gjithashtu të krijon të hyra buxhetore për arkën e shtetit ta forcoje ekonomin dhe ekonomitë e mëdha ti sfidon dhe të forcohet ekonomikisht’’, përfundoi Bellaqa.
Dje Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka deklaruar se ky është momenti i duhur për Kosovën të shqyrtojë zbatimin e një aranzhimi të njëanshëm preferencial tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke hequr tarifat doganore për mallrat amerikane.
Oda Ekonomike Amerikane inkurajon Qeverinë e Kosovës që të veprojë në këtë drejtim dhe ofron mbështetje për përpjekjet për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve amerikane.