Beringen (SH): Autorë të panjohur hedhin në erë një bankomat

Një bankomat u hodh në erë në Beringen, në kantonin e Schaffhausen, të hënën në mbrëmje. Pati disa shpërthime dhe një ndërtesë u përfshi nga flakët, siç konfirmoi për SRF policia e Schaffhausenit.
Banorët e pallatit u evakuuan. Brigada e zjarrfikësve ka shuar flakët që atëherë, transmeton albinfo.ch.
Nuk është raportuar për të lënduar deri në këtë kohë.
Është gjithashtu e paqartë nëse autorët kanë mundur të vjedhin para.
Vetëm tre javë më parë, individë të panjohur hodhën në erë një bankomat në një komunë tjetër në kantonin e Schaffhausen, në Thayngen.
The post Beringen (SH): Autorë të panjohur hedhin në erë një bankomat appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



